Dy të rinj shqiptarë aksidentohen me motor, njëri humb jetën

spot_img
Advertisements

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në ishullin grek Naxos. Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç, po udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar në vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.

Personi i plagosur është në gjendje kritike për jetën.

Latest articles

Related articles