Berisha xheloz për pensionin e Ramës: E ka 30 herë më të madh!?

spot_img
Advertisements

Pensionisti i politikës Sali Berisha, 82 vjeç, ka shfaqur xhelozi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit i ka caktuar vetes pensionin më të lartë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë.

Sipas Berishës, Rama ka përcaktuar për veten një pension prej 4 milionë lekësh në muaj, që do të thotë rreth 48 milionë lekë në vit, në një kohë kur vendi ishte i përfshirë nga zjarret.

“Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 herë më të madh se mesatarja e pensioneve në Shqipëri. Pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT është vetëm 1.6 milionë lekë,” tha Berisha, duke shtuar se një vendim i tillë është i paprecedent dhe i denjë vetëm për “diktatorë të rrallë”.

Latest articles

Related articles