Kristjan Asllani do të largohet përfundimisht nga Interi. Së fundmi janë publikuar detajet e transferimit të tij te Bolonja, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.
Klubi i Seria A do të paguajë 17 milionë euro për të përfituar shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Në të njëjtën kohë Interi do të mbajë përqindje të kartonit, në rast shitje nga Bolonja. Kontrata do të jetë e vlefshme për 5 vite.
23-vjeçari pritet të marrë më tepër minuta te Bolonja, që po investon për ta aktivizuar titullar. Interi po ashtu kishte zbuluar më parë se nuk e kishte në plane për sezonin e ri.