‘Viktima vendosi karrige para trupit për t’u mbrojtur nga moshatari që nxori thikën’ – pamjet

spot_img
Advertisements

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Maliq. Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.

Ditën e ngjarjes (14 gusht) viktima Erald Xhejo, së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur në berberhane në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.

Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën. Viktima në këto kushte ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për tu vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë. I gjithë konflikti është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me ngjarjen fatale. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E. G dhe xhaxhai i tij R. G., 4 të mitur si dhe 34-vjeçari Flori Çela.

Ka qenë një goditje e vetme në zemër që i ka shkaktuar vdekjen 14-vjeçarit. Pas kryerjes së krimit, autori, i cili mbeti gjithashtu i dëmtuar, ka tentuar që të largohet me një automjet me 34-vjeçarin, që ishte i pranishëm kur ndodhi sherri. Babai dhe xhaxhai i të miturit akuzohen për veprime që pengojnë të vërtetën pasi fshehën thikën me të cilën u krye krimi. Ndaj autorit rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt.

Katër të miturit e arrestuar kanë gjithashtu të pranishëm në konflikt dhe akuzohen se kanë tentuar që të pengojnë zbulimin e së vërtetës. 34-vjeçari Flori Çela që tentoi të largohej me autorin, akuzohet për moskallëzim krimi.

Sipas burimeve sherri mes të rinjve nisi për motive banale të tipit “pse më shikon dhe më shan”. Kishte të paktën disa muaj që dy të miturit kishin fërkime për diskutime të tilla.

14-vjeçari Erald Xhejo ndërroi jetë në spital, ndërsa ndihmë mjekësore mori edhe autori që mori dëmtime por jo me mjet prerës. Ky i fundit bënte edhe të fortin nëpër rrjete sociale. Në disa foto të publikuara nga mediat shihet teksa i riu pozonte me armë zjarri, ndërsa shkruante mesazhe të tipit: “Shfaqem kur s’ta pret mendja”.

Latest articles

Related articles