Tiranë| Gruaja plagoset me thikë nga bashkëjetuesi

spot_img
Advertisements

Një grua është plagosur me thikë nga bashkëjetuesi i saj në Tiranë, më konkretisht në rrugën “Besim Alla”.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur pas një konflikti për motive të dobëta, 41-vjeçari, identifikuar si Fatlind Çili, goditi bashkëjetuesen e tij me mjet prerës.

Pas ngjarjes, ai u largua nga vendngjarja, por falë veprimeve të shpejta të forcave të policisë, ai u kap dhe u arrestua brenda disa minutash.

Viktima është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkaku i plagosjes ka qenë xhelozia mes çiftit

Latest articles

Related articles