nga Alban Çakalli, fermer aktivistët
1.7 % e territorit shqiptar është djegur këtë vit. Deri në muajin shtator, kjo shifër mund të arrijë në 2 %. Tokat e djegura thithin më shumë nxehtësi (efekti “albedo”), duke rritur temperaturat lokale me 0.5–1.5°C. Për bujqësinë dhe klimën, ky është një ndikim i madh. Zhdukja e pyjeve do të ketë pasoja të rënda për përmbytjet gjatë dimrit në Ultësirën Perëndimore.
Nuk po llogarisim këtu shtimin e qytetarëve të prekur nga astma, problemet sociale, humbjen e biodiversitetit etj. Vetëm në terma ekonomikë, humbjet minimale llogariten në rreth 300 milionë euro. Një numër kaq i lartë zjarresh nuk ndodh rastësisht, dikush po vepron për të dëmtuar popullin shqiptar.
Politikat për fshatin duhet të jenë serioze dhe të fokusuara tek parandalimi. Nëse nuk veprojmë, vitin tjetër mund të ndodhë e njëjta gjë, dhe brenda dhjetë vitesh rrezikojmë të humbasim gjysmën e pyjeve.