Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%!

spot_img
Advertisements

Çmimi i naftës në tregjet e huaja është ulur me 20% krahasuar me vitin e kaluar. Por sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rënie e dukshme nuk është reflektuar në tregun shqiptar. Të dhënat e përpunuara nga Report Tv dëshmojnë se çmimi i naftës në vend, ka rënë me vetëm 6 përqind, ndonëse dhe leku ka fituar ndjeshëm terren ndaj dollarit.

Në prill të këtij viti, çmimi i naftës në Shqipëri, shënoi uljen e fundit të regjistruar, duke zbritur në 173 lekë nga niveli i 175 lekëve, ku kishte qëndruar pandryshuar prej 6 muajsh (nga tetori 2024). Një ulje prej vetëm 1.2 përqind.

Në Shqipëri, qershorin e vitit të kaluar, nafta shitej me 184 lekë për litër. Diferenca vjetore krahasuar me këtë vit është -11 lekë ose vetëm 6% më lirë.

Edhe treguesi referenc i naftës së përpunuar, Platts, sipas të cilit importojnë kompanitë në Shqipëri, konfirmojnë rënien e ndjeshme të çmimeve në tregjet e huaja.

Me ulje mesatare vjetore në tremujorin e dytë, prej afro 15 përqind, të çmimit me të cilin është blerë nafta jashtë.Nga 830 dollarë 1 ton naftë në prill 2024, zbriti në 626 dollarë në 2 prill këtë vit.Maji i vitit të shkuar nisi me 751 dollarë toni, këtë vit ishte 690 dollarë.Kurse qershori vjet ishte 772 dollarë/ton, ndërsa këtë vit 705 dollarë. Pra edhe pse diferenca në çmime është e lartë, në Shqipëri reflektimi në çmim më të ulët është minimal.Por përveç luhatjeve në bursë, një tjetër faktor që do të duhej të ishte reflektuar në çmimin me pakicë në Shqipëri, është dhe zhvlerësimi i dollarit.Në raport me qershorin e vitit 2024, dollari amerikan, monedha me të cilën bëhen transaksionet për blerjen e naftës, është zhvlerësuar me 10%, nga 94 lekë, në 84 lekë këtë qershor.Pra, tregtarët po shpenzojnë 10% më pak për të importuar naftën nga jashtë, dhe sikur vetëm këtë tkurrje të dollarit të kishin reflektuar në çmimin e karburantit, duhet të ishte shumë më i lirë. Në strukturën e çmimit me të cilin tregtohen karburante 103.4 lekë janë taksa dhe 69.6 lekë çmimi real i naftës.

Latest articles

Related articles