Është rikthyer sërish në Shqipëri themeluesi i “WhatsApp”, Jan Koum.
Jahti “Nebula” i Koum ka ndaluar në Sarandë paraditen e sotme.
“Nebula” i ndërtuar nga Astilleros Armon në renditjen botërore për jahtet më të mëdhenj, renditet në numrin 339.
“Nebula” është një jaht mbështetës modern (support vessel) i projektuar për të shoqëruar jahtin e madh “Moonrise”.
Ndërtuar në vitin 2022, ky jaht ka:
Shpejtësi deri në 20 nyje (16 nyje në korsinë lundrimi normalë),
Kapacitet për 8 të ftuar dhe 10 anëtarë ekuipazhi
Zbatim i tipit katamaran me gamë lundrimi mbi 4,000 milje detare.
Vlera e përllogaritur: rreth $40 milion, ndërsa shpenzimet vjetore operacionale arrijnë deri në $4 milion