Drejtoresha e “Klubit Shumësportësh Tirana”, dhe njëkohësisht ish-drejtoresha e Bashkisë së Tiranës, Deborah Keçi, është “arratisur” drejt Kyrkyztan pas përfundimit të betejës ligjore me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Për Deborah Keçin, SPAK pezulloi dënimin me burg prej 1 viti, të ulur në 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke e konvertuar në 16 muaj shërbim prove si dhe 5 vite heqje të së drejtës së punësimit në institucione shtetërore.
E përfshirë në dosjen “5D” së bashku me të tjerë ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës apo personazhe të tjerë shtetërorë të dënuar për shkelje të barazive në tendera.