Dhunohet rëndë futbollisti i Skënderbeut në Korçë, arrestohen dy persona

spot_img
Advertisements

Dy shtetas 23-vjeçarë janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi mesditën e së enjtes kanë dhunuar sulmuesin Saleh Nasr, futbollist i skuadrës së Skënderbeut.

Të dy të arrestuarit kanë goditur disa herë në kokë lojtarin egjiptian, duke i shkaktuar plagë të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Po ashtu, burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë, të cilët kanë shoqëruar dy të arrestuarit.

Pritet komunikata zyrtare e Policisë së Shtetit

Latest articles

Related articles