Pse Tik Lapaj fik zjarret? – nga Indrit Vokshi

spot_img
Advertisements

Po shoh që po komentohet në rrjet, shumica po ironozojnë Tikun, jo Erion Veliaj numër dy, jo po kështu, jo po ashtu.

Këta janë trajnuar nga shoqatat amerikane. Në Amerikë puna në komunitet e për komunitetin nga ana e personit publik, vlerësohet dhe këshillohet. Vullnetarizmi, historinë (e re) e ka në USA ku kolonive të para iu duhej të mbijetonin dhe, komuniteti punonte për veten, vullnetarë. Atje ka më shumë kuptim pasi është kulturë tjetër.

A e bëjnë për show politikanët? Po. Sidoqoftë nuk është keq, duke punuar vullnetar e duke e shfaqur në publik, politikani ndihmon në thyerjen e imazhit të rëndë, të atij politikanit tabu, madhështor, të paprekshëm, feudal e që të bën gjëmën. Kjo është pak a shumë idea e vullnetarizmit në komunitet.

Jam trajnuar edhe unë të amerikanët dhe europianët, prandaj i di këto. Veçse unë kam imunitet, nuk më bën efekt trajnimi i tyre. Ndaj kur të dal si kryetar partie, do të dal me kec të pjekur përpara, dy shishe verë apo raki, 14 a 15 shokë, se veç ashtu popullsia të merr seriozisht.

Stë honeps shqiptari ndryshe. Kjo është çështje psiqike, një kryetar e politikan, duhet të jetë me temena e me nishane. Nuk duhet vetë, duhet të urdhërojë disa aty: Fikeni atë zjarrin, kur të vij mos ta gjej këtu.

Latest articles

Related articles