Nga Adriatik Lapaj
Sot herët organizuam një pjesë të ekipit në qytetet afër Delvinës për t’i shkuar në ndihmë banorëve.
Mbushëm me ujë dhjetëra bidona, morëm tubo të gjata, pompa me karburant dhe shkuam.
Në hyrje të Delvinës dukej qartë se kishte me dhjetëra vatra të shpërndara përreth qytetit. Në pjesën jugore lokalizuam një vatër që rrezikonte një platacion ullinjsh 30-40 vjeçar dhe disa banesa.
Me kalimin e minutave u bashkuan banorë që dukshëm ishin të rraskapitur nga lufta 2 ditore me flakët.
Diku me bidona, diku me degë pemësh, diku me tubot me pompa arritëm ta mbanim zjarrin nën kontroll deri sa erdhi zjarrëfiksja që u njoftua paralelisht nga ekipi.
Ju lutem mos vini zjarre! Ju lutem ndihmoni sa mundeni!
Qeveria, nevojitet të dërgojë forca ajrore më shumë! Të kërkojë ndihmë nga vendet fqinje.
Është nevojë urgjente të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore!
Ndërkohë është çnjerëzore që po has në terren forca zjarrëfikëse që kanë 6 ditë pa u ndërruar. Të kequshqyer dhe të dehidratuar. (pasi kanë luftuar dhe me flakët në Sy të Kaltër)