Helikopterët e Emergjencave Civile zbresin në stadiumin e Gramshit, do transportojnë të plagosurit drejt Tiranës

spot_img
Advertisements

Helikopterët e Emergjencave Civile janë pozicionuar në stadiumin e Gramshit.

Mjetet janë në pritje për të transportuar të plagosur nga zjarret drejt Tiranës.

Ndërkohë, në spitalin e Gramshit mbërrijnë 6 banorët e parë.

Sipas burimeve, ata kanë intoksim, por nuk janë në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër, paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë.

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit.

Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën

Latest articles

Related articles