News24| Policia shkallmon derën e redaksisë investigative, merren materialet sensitive të gazetarëve

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e paprecedentë po ndodh në ambientet e televizionit News24, ku pajisje të kompanisë dhe sende personale të gazetarëve po largohen me kamionë, në një veprim të cilësuar si vandal dhe i paligjshëm.

Gazetarja e njohur Klodiana Lala ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke denoncuar konfiskimin e pajisjeve të saj të punës, përfshirë kompjuterin ku, sipas saj, ndodheshin dosje sekrete dhe mjaft të rëndësishme që lidhen me hetime në zhvillim.

Në qendër të akuzave të saj është Ard Veliu, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, të cilin Lala e cilëson si “Kambalja”, një nofkë që sipas saj i është vënë nga vetë kolegët e tij në polici.

Reagimi i plotë i Klodiana Lalës:

“Dosjet e mia, që përmbajnë shumë të dhëna sekrete e sensitive dhe me të cilat po punoja, si dhe kompjuteri im dhe çdo pajisje tjetër e nevojshme për punën time si gazetare, janë konfiskuar në mënyrë arbitrare nga Ard Veliu.

Po e quaj ‘Kambale’, siç e thërrisnin vetë policët, karrierat e të cilëve ai i shkatërroi. Kambalen do e mbaj mend si shoferin personal të ‘Eskobarit’, si kryepolicin që përdori një foto nga një film për të denigruar një grua, djali i së cilës ishte dhunuar nga policia.

Si njeriun e skandalit të gradave dhe si shërbëtorin më të verbër të pushtetit.

Meqë i ke konfiskuar dosjet, lexoji! Ndoshta gjen edhe emrin tënd aty…”

Latest articles

Related articles