Bum padish kundër “One Albania” për pushimet nga puna, refuzon të paguajë dëmshpërblimet

spot_img
Advertisements

Kompania celulare One Albania sillet në mënyrë të paligjshme me punonjësit duke mos respektuar kontratat. Kjo klimë e keqe përcillet edhe në shërbimet që ofron kjo kompani tek abonentët. Në mënyrë arrogante, çdo drejtor i ri që vjen në krye të kompanisë nis shkarkimet masive në administratë. Dokumenti më poshtë është një nga dhjetëra paditë e punonjësve të One Albania të pushuar padrejtësisht.

Punonjësi M.K. fitoi gjyqin me kompaninë One Albania në Gjykatën e Juridiksionit të Shkallës së Parë Tiranë dhe në Apel. Por vazhdon të përballet me kompaninë One Albania e cila ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke e zvarritur çështjen.

Punonjësi i administratës është pushuar padrejtësisht, prandaj ka përfituar dëmshpërblim pagesën e rrogës për 1 vit nga One Albania.

Padia ka si objekt “Detyrim i palës së paditur t’i paguajë pagën e një viti pune, si dëmshpërblim për zgjidhje të kontratës së punës pa shkaqe të arsyeshme”.

Gjithçka është e qartë për gjykatën sepse është shkelur Kodi Punës, Kodi i Procedurës Civile, Kushtetuta. Më konkretisht, One Albania ka shkelur kontratën me afat të pacaktuar që ka pasur me punonjësin.

Ndërsa ish-punonjësi i kësaj kompanie N.L. pret prej 8 vjetësh të marrë dëmshpërblimin, por kompani që ka një tufë me juristë për këtë qëllim, vazhdon ta vonojë çështjen duke e çuar në Gjykatën e Lartë, ku radha e dosjeve është sa një mal.

Dhe, e njëjta situatë vazhdon brenda kompanisë. Tamás Tábori, Zëvendës CEO i Grupit 4iG për Strategjinë e Telekomunikacionit, u transferua drejtor ekzekutiv interim i One Albania, duke filluar nga 20 qershor 2025.

Menjëherë kanë nisur ndryshimet dhe pushimet nga puna. Sipas burimeve të brendshme, kompania është në krizë financiare prandaj do të shkurtojë 10 % të stafit.

Disa prej punonjësve janë detyruar të firmosin dorëheqje për largim nga puna, ndërsa një pjesë tjetër, përfshirë drejtorë e përgjegjës departamentesh, po përballen me presione të vazhdueshme dhe lëvizje të qëllimshme për t’i detyruar të largohen ose të bëjnë të marrëveshje largimi vullnetar.

Latest articles

Related articles