Vidhte në plazhe, shezlongë dhe makina. Kapet

spot_img
Advertisements

Një 42-vjeçar, Indrit Beqja i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Blutë bëjnë me dije se i arrestuari ishte shpallur në kërkim edhe për vjedhje të tjera të kryera më parë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Durrës, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga këqyrja e kamerave dhe në prova të tjera të siguruara gjatë hetimit, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, u finalizua operacioni policor i koduar “Sendet”.

Latest articles

Related articles