Thirrje raciste anti-shqiptare u dëgjuan mbrëmë në Sallën e Sporteve në Kumanovë derisa po zhvillohej ndeshja kualifikuese e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Thirrjet dyshohet se kanë ardhur nga tifo grupi i quajtur Kumani.
“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri Maqedoni nuk do të zhduket. Maqedoni, e pastër. Maqedoni e pastër. Maqedoni e pastër”.
Thirrjet e huliganëve në sallë u bënë në prezencë të kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministrit, Ivan Stoillkoviq, ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski dhe kryetarit të Komunës së Kumanvoës, Maksim Dimitrievski.
Qeveria Shqiptare duhet të reagojë zyrtarisht për thirrjet raciste, që janë gjuhë urrejtje dhe krime urrejtje sipas të gjitha standarteve ndërkombëtare, kundër shqiptarëve, në ngjarje sportive dhe në prani shtetërore.
Tejkalimi pa reagim do të inkurajonte racizmit dhe të drejtat e fituara të shqiptarëve.