Burgosi liderët e UÇK, Prokurori Smith nën hetim për veprimet antiligjore

spot_img
Advertisements

nga Elton Metaj

Xhek Smith (Jack Smith), prokurori special amerikan që burgosi Hashim Thaçin dhe hetoi Donald J. Trump, ka përfunduar nën hetim për veprimet e tij.

Zyra e Prokurorit Special në SHBA ka nisur një hetim për ish-prokurorin special Jack Smith, i cili drejtoi hetimin ndaj Presidentit ⁷Trump në vitin 2020 për zotërimin e papërshtatshëm të dokumenteve të klasifikuara dhe përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020.

Sipas medias amerikane, hetimi mund të jetë nisur për shkelje të atij që quhet “Akti Hatch”, i cili i kufizon punonjësit qeveritarë nga disa aktivitete politike.

Prokurori amerikan Jack Smith, i cili kishte qenë prokuror i nivelit të lartë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, mori detyrën si kryeprokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë në shtator 2018 dhe kaloi dy vitet pasuese duke vazhduar hetimin e Thaçit dhe krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 24 qershor 2020, ndërkohë që hetimi ishte ende duke u zhvilluar, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhej rrugës për në Uashington me ftesë të presidentit Trump për t’u takuar edhe me presidentin serb #Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Ishte kjo një përpjekje serioze për të afruar Prishtinën dhe Beogradin në një marrëveshje historike.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, zyra e #Smith lëshoi një deklaratë për shtyp, ku thuhej se ishte ngritur një aktakuzë kundër Presidentit të Kosovës dhe tre veteranëve të tjerë të UÇK-së, duke bërë që #Thaçi të kthehej menjëherë në #Kosovë dhe takimi në Shtëpinë e Bardhë të anulohej.

Aktakuza e Hagës dhe prokurorit Smith u konfirmua vetëm më 26 tetor 2020. Ata akuzuan Thaçin dhe ish-drejtues të tjerë të UÇK-së me akuza të shumta për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje.

Më 5 nëntor 2020, Thaçi dha dorëheqjen nga presidenca dhe 4 të akuzuarve iu dorëzuan urdhër-arrestet. Ata u dorëzuan në Gjykatën e Hagës dhe u vendosën në paraburgim, ku ndodhen prej pothuajse 5 vjetësh.

Latest articles

Related articles