Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur të ndajë gjysmë milioni euro për të ndihmuar popullin palestinez në Gaza, si përgjigje ndaj krizës humanitare që po ndodh atje.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dënoi sulmet që shkaktojnë viktima civile, duke theksuar veçanërisht ndikimin e tyre te fëmijët.
Ai deklaroi se Kosova mbështet përpjekjet për armëpushim të menjëhershëm, lehtësim të dërgimit të ndihmave dhe gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë dhe të qëndrueshme për konfliktin izraelito-palestinez.