Lideri si babai ndëshkues – ANALIZA

spot_img
Advertisements

Zakonisht politikanët, liderët politikë, përpiqen ta ushtrojnë pushtetin ose të ndërtojnë sjelljen e tyre duke kërkuar të kontrollojnë mendjet e votuesve, mbështetësve. Këtë kontroll ata pak a shumë e bëjnë duke u përpjekur të hyjnë në mendjet e tyre, në psikologjitë e tyre, në emocionet e tyre. Shkurt e bëjnë duke njohur dhe dashur të kontrollojnë të pavetëdijshmen e tyre. Ka lloje të ndryshme apo stile të ndryshme të kontrollit ose përpjekjes për kontroll të mendjes së njerëzve.
Njëra dhe ndër më të përdorurat është ajo e ndërtimit të një profili lideri që i shëmbëllen babait mbrojtës por edhe ndëshkues, që i shëmbëllen babait që vendos rend. Këtë lloj lideri votuesi ose mbështetësi e admiron deri edhe adhuron dhe njëkohësisht edhe e urren për autoritetin e ashpër. Në terma frojdianë ky lloj lideri përpiqet të jetë babai që admirohet, babai që duan ta zëvendësojnë (ata që rrinë pas, që janë në hijen e tij) por edhe babai i frikshëm.
Tek ky lloj lideri votuesit projektojnë ndjenjat e shtypura, traumat dhe nevojën për shpëtimtarë.
Ai shndërrohet në një objekt të dashurisë transferenciale. Ndjekësi sheh tek ai vetveten e poshtëruar, të refuzuar, por të pathyeshme.
Figura e jë lideri të tillë funksionon edhe si mjet për të shtypur ankthin kolektiv. Në kohë në kohë krizash, ai rikthehet si “mbrojtësi i kombit”. Problemi me këtë llloj lideri ëhstë i dyfishtë. Ai së pari zhduk individualitete, nuk pyert përliri dhe të drejta dhe merr çdo pushtet në dorën e tij dhe së dyti kur ky lloj lideri humbet, i bie aureola se ai ëhstë shpëtimtari, se ai ëhstë babai që vendos rend dhe që mbron nga çdo rrezik dhe fiton mbi çdo armik atëherë kaplon një dëshpërim shumë i rëndë mes njerëzve, votuesve dhe ndjekësve.
Në përgjithësti e majta totalittare por edh forma të tjera të totalitarizmit i kanë ndjekur këto praktika dhe kanë prodhur liderë të tillë që nga koha e revolucionit jakobin, tek Musolini, Lenini apo Enver Hoxha. Dihet që më pas kur ata humbën gjendja ishte shumë e rëndë.
E djathta konservatore është përpjekur t’iu largohet me forcë dhe këmbëngulje këtyre lloj formave të lidershipit. Ajo është munduar pikërisht nga frika dhe kërcënimet e tilla ndaj lirisë dhe dinjitetit të njeriut që të kultivojë përunjësinë, vetëpërmbajtjen, kufizimin e pushtetit, maturinë dhe tu rrijë larg kontrollit të pavetëdijes së njerëzve.
Sot eshte nje kohe kur tendenca te tilla lideresh po shfaqen gjithnje e me shume dhe ky eshte rrezik shume shume i madh. Nga lidere te tille nuk mundet te kete hajer kurre askush, as ata vete.

Latest articles

Related articles