Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi këtë të enjte katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë: Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.
Ndërkohë, janë caktuar detyrat që do të ketë secili:
Ilir Mengra – për punët publike
Vasilika Vjero – financat, zhvillimin ekonomik
Blendi Sula – territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural
Gentian Keri – në administatën e Bashkisë Tiranë
Nga ana tjetër, Anuela Ristani vijon të delegojë firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit.
Blendi Sulaj, ka qenë kreu i Forumit Rinor të Partisë Republikane, nënkryetari i PR dhe me poste të ndryshme në PD. Së fundmi u afrua me PS.