Bledi Sula nënkryetar bashkie? -nga Indrit Vokshi

spot_img
Advertisements

Këta duan që demokratët të jenë si ato gratë që iu vdes burri në aksident e nuk martohen më kurrë, në respekt të kujtimit të burrit – edhe pse janë të reja? Shihni punën, shihni jetën. Se Sali Berisha vetë, bëri qejf në komunizëm si i privilegjuar sekretar partie, pastaj u bë me PD e bëri qejf edhe nja 35 vjet të tjera. I ra lapsit mirë e me llogari. Tani ka dinasti ekonomike. Juve iu do që të mos dini të bëni llogari e të mos dini t’i bini lapsit, veç të mbeteni ushtarë të korporatës së tij. Veçanërisht ata të cilët PD i ka shpallur tradhëtarë dhe shërbëtorë të Ramës veç pse guxuan t’i thonë jo Sali Berishës, edhe në mos qofshin me Ramën, duhet të bëhen me Ramën, se ata tradhëtarë se tradhëtarë do të quhen, me Ramën se me Ramën do quhen edhe pa qenë, kështu që më mirë tradhëtarë me poste sesa tradhëtarë pa poste. Ka mbaruar ai muhabeti i PD si parti, veç sa do të shtyjë kot, për inerci, me zvarritje, deri në ditën kur baba do të vendosë se kujt do tia trashëgojë pronën-parti. Historia është e mbushur me konvertime, ka ndërruar fe Henri i Anglisë u nda prej Vatikanit, jo spo ndërrokan një parti private.

Bota do të vazhdojë të ekzistojë gjithsesi. Po të më dëgjojë mua, shkon edhe Luli ministër, se ministër të Ramës do e quajnë gjithë jetën, kështu që më mirë të bëhet ministër vërtet.

Latest articles

Related articles