Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të KAS që i hoqi mandatin “motrës” së Adriatik Lapaj, Kleana Xhuveli dhe ia dha Ana Dajkos, e cila renditej e para në listën e mbyllur në koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.
Lapaj kërkonte që mandati i fituar më 11 maj nga koalicioni që ai drejtonte, t’i kalonte atij.
Përmes një reagimi në Facebook, Lapaj e cilëson vendimin e KAS standard të dyfishtë, duke sjellë në vëmendje praktikën e ndjekur nga PSD ku mandati u kaloi kandidatëve në listë të hapur pas dorëheqjeve të listës së mbyllur
“Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag.
Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, shprehet Lapaj.