Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtarë lidhur me aksionin e raportuar sot me sekuestrot ndaj një kompanie cigaresh. Në njoftim thuhet se me kërkesë të SPAK, GJKKO ka sekuestruar 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, në emër të kompanisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve” sh.p.k., (Ergys Agasi) të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal.
Bëhet me dije se janë sekuestruar aksionet e kompanisë që ka në menaxhim fabrikën e cigareve në Librazhd, 7 apartamente banimi, 3 hapësira parkimi dhe depo, si edhe 2 vila dhe truall në zonën e Mulletin në Tiranë. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme bën me dije se vlera totale e pasurive të sekuestruara, sipas kontratave të shitblerjes dhe vlerësimeve financiare, është rreth 9 365 922 euro.