Policia ka shpallur në kërkim biznesmenin Sokol Meqemeja për shkak të ndërtimit pa leje të një impianti gazi, ndërsa ka arrestuar dy bashkëpunëtorët e tij. Meqemeja është një emër i njohur për drejtësinë i lakuar në dosjen e Arben Ahmetajt.
Hetimet nisën menjëherë pas informacioneve se po ndërtohej në tokën shtet dhe pa leje investimi i ri, një një impiant gazi (TEC). Policia njoftoi sot se janë arrestuar në flagrancë 2 inxhinierët e kompanisë Elton Malkaj dhe Luan Metaj, ndërsa u shpall në kërkim edhe administratori i kompanisë Juglerd Ibrahimi.Në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, bllokohen punimet në këtë objekt.