‘Belind ku je?’- Berisha telefon deputetit

spot_img
Advertisements

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka zbuluar telefonatën me Belind Këlliçin.

Gjatë bisedës, Këlliçi e ka njoftuar se çështjen për zyrat ilegale të Erion Braçes e ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës.

“Sot, para se të vij këtu, marr në telefon Belind Këlliçin. Belind ku je? ‘Në Prokurorinë e Tiranës’. Po pse je aty? ‘Jam aty, tha, se këtu kanë sjellë çështjen ‘Braçe’’.

A ju kujtohet ju se cila është çështja ‘Braçe’? Zyra ilegale e PS-së, zona te Rruga e Kosovarëve, ku regjistroheshin, paguheshin dhe kryenin veprime ilegale, e paarreduar, me të gjitha simbolet. Pra, ishte zyrë ilegale.

Shikoni çfarë bëjnë tani këta. Për të larë duart me të, shkon në prokurorinë e Tiranës, në një kohë kur është krim elektoral, në një kohë kur Braçe është deputet.

Në qoftë se ka një armik të egër pas Edi Ramës, vota e lirë ka Altin Troplinin. Unë këtë e kam denoncuar dy vite më parë, që kur ai mbylli dosjen ‘184’, ‘339’”, tha Berisha.

Latest articles

Related articles