Ardon Jashari dukshëm është objektivi i kësaj merkato vere te Milani. Kuqezinjtë kanë afruar 35 milionë euro së fundmi për Klub Bryzh, që është edhe oferta më e lartë deri tani.
Igli Tare, drejtor sportiv, e ka komentuar situatën për “La Gazzetta dello Sport”.
“Kemi marrëdhënie të mira me Klub Bryzh dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin, një ofertë që e konsiderojmë shumë të rëndësishme dhe të përshtatshme me vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë më tej”, u shpreh Tare.
Kështu është një paralajmërim, që oferta 35 milionë euro është e fundit. Tashmë gjithçka kalon në dorën e klubit belg, që në anën tjetër ka presionin e Jasharit i cili kërkon largimin