Këlliçi sulmon sërish Yuri Kim, në shtator do të ketë zhvillime! Na quanin të çmendur

spot_img
Advertisements

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar ambasadave të saj në botë të mos komentojnë zgjedhjet aty ku janë të kontestuara, si në rastin e Shqipërisë.

“Jemi i vetmi vend në botë, sepse DASH i kërkon ambasadave të mos komentojë zgjedhjet aty ku janë të kontestuara, dhe zgjedhjet janë të kontestuara… Jam i bindur që do të kemi zhvillime në shtator. I qëndroj bindjes sime dhe koherencës sime. Edhe ato lajme që unë u kam paraprirë, do të vijnë”, tha Këlliçi në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai shtoi se ky është një ndryshim drastik i qasjes së SHBA, krahasuar me vitet kur në Tiranë përfaqësohej nga ambasadorja Yuri Kim.

“Vetëm tre javë pas zgjedhjeve, ish-ambasadorja e SHBA ia kaloi edhe Edi Ramës në urimin e saj, edhe të liderit të opozitës për performancën në humbje… Zoti Berisha u shpall “non grata” pa asnjë provë nga Sekretari i Shtetit, Blinken, i cili sot nuk lejohet të futet në asnjë godinë zyrtare të SHBA. Kur i kemi thënë ne këto gjëra, konsideroheshim të çmendur, antiamerikanë etj.”, shtoi Këlliçi.

Latest articles

Related articles