Futbollisti u tall me Milanin, pasi kaloi me Fenerbaçe, shkakton autogol! Tallen tifozët

spot_img
Advertisements

Arçi Braun u bë protagonisti i merkatos së verës në Itali. Futbollisti ishte shumë pranë trasnferimit te Milani, por në ditën kur ishte planifikuar të udhëtonte drejt Italisë për të firmosur me kuqezinjtë, pranoi ofertën e Fenerbahçes dhe përfundoi nën urdhrat e Murinjos në Turqi.

Por tifozët e Milanit kanë pritur të hakmerren në rrjetet sociale dhe kjo ka ardhur pas miqësores së mbrëmshme me Benfikën. Aty, Braun shkaktoi një autogol me një veprim të ngathët, duke çuar topin në rrjetën e portës së vet, në një ndeshje ku paraqitja e tij la shumë për të dëshiruar.

Komentet e tifozëve ishin të shumta, me fraza si “karma” apo “Faleminderit Mou”, që shfaqeshin vazhdimisht, duke argumentuar se klubi italian kishte shpëtuar falë tij nga një lojtar i cili nuk dukej se ishte në lartësinë e duhur.

https://twitter.com/_sonduduk/status/1949223075071054136?t=1S1evGPXjqhFrmj81JpagQ&s=19

Latest articles

Related articles