“Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD” – ANALIZA juridike

spot_img
Advertisements

Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në një intervistë për gazetarin Erion Dushi. Sipas tij, është vetë statuti i kësaj force politike, për të cilin u bënë edhe beteja gjyqësore, që sanksionon largimin e kryetarit, pa i lënë në dorë atij të dorëhiqet apo jo.

“…zotit Berisha, i cili në bazë të nenit 46 të statutit, nga certifikimi i rezultatit nga Kolegji Zgjedhor, nuk është më kryetar partie, është “de facto”, “de jure”, sipas statutit të regjistruar me tre vendime gjykatash. Zoti Berisha nuk është më kryer nga dita e djeshme (26.07.2025) kur mori vendim Kolegji Zgjedhor. Se nuk i mbetet në dorë zotit Berisha për të dhënë apo jo dorëheqjen. Thuhet “nuk është më kryetar dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk kandidon më”. Tani, një nga nënkryetarët mund të jetë kryetari në detyrë i PD, që mund të jetë zoti Gjekmarkaj, zoti Bardhi, zoti Boçi, apo zoti Bylykbashi”.

Latest articles

Related articles