Senatori amerikan Chim Pecs, letër Berishës!

spot_img
Advertisements

Senatori amerikan republikan Mr. Chim Pecs është rikthyer fuqimisht dhe i ka nisur letër Sali Berishës. Senatori Pecs shkruan:

Rithemelimi nuk ka ndodhur ende, ka qenë rikthim dhe faza e parë ku së bashku, neve në Amerikë e ju në Shqipëri, mposhtëm George Sorosin dhe arritëm një fitore spektakorale të cilën na e vodhi Edi Rama në minutat e fundit. Unë dyshoj se George Sorosi ka lënë spiunët e tij në PD, kjo është edhe arsyeja sekrete se pse Presidenti Trump nuk po jua heq nongratën, sepse edhe ai mendon se në PD janë fshehur spiunë të George Soros, por i ka ardhur zor tjua thotë troç. Prandaj unë sot propozoj të krijojmë DOGE, si Donald Trump me Elon Musk, një departament të eficencës në PD të cilin do kem nderin ta drejtoj unë vetë me duart e mia. Ky departament do ketë të drejtën tju kontrollojë zyrat duke nisur nga zyra e Gaz Bardhit dhe Flamur Nokës, tju kontrollojë telefonat e të shikojë me kë kanë komunikuar të gjithë pa përjashtim. Duhet ti dorëzojnë telefonat nëse skanë gjë për të fshehur dhe, gjithashtu, para një komisioni të partisë drejtuar nga zonja Kalaja, ata duhet të raportojnë ku kanë pirë kafe dhe kë kanë takuar 6 muajt e fundit. Kush e kundërshton ketë vendim do përjashtohet nga partia dhe do shpallet i shitur te Edi Rama. Asnjë kundërshtim, ky është vullneti i Donald Trump.

Me respekt, Chim Pecs, senator i distriktit të Kamzasit.

Latest articles

Related articles