SPAK!
Ty të ka sjellë historia për të shpëtuar Shqipërinë nga krimi shtetëror i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Juve ju ka thërritur historia kundër demtuesëve të mirëqenies në Shqipëri.
Dhe sigurisht që, që tani ju keni hyrë në historinë e Shqipërisë si vlera e saj historike.
Vijoni punën antikorrupsion me vullnetin; profesionalizmin dhe ndershmërinë tuaj!
Shqiptarët po presin vendosjen e fuqisë së ligjit në Shqipëri. Ata po presin të krijojnë Shqipërinë e ligjit dhe të drejtësisë dhe të vijojë goditja ligjore e abuzuesve që kanë dërmuar Shqipërinë si shtet në mbi 20 vite rresht.
Suksesi juaj është jeta e lirë e shqiptareve dhe prestigji historik i Shqipërisë.
Historia e Shqipërisë e kishte pritur këtë kohë në njëqind vite rresht; dhe shqiptarët kanë marrë udhët e emigrimit se këtu, në atdheun e tyre, korrupsioni shtetëror ka krijuar pakënaqësinë shoqërore dhe mosbesimin për të ardhmen e tyre. Qeveritë e Shqipërisë kanë përbuzur popullin shqiptar dhe kanë abuzuar me pushtetin, sepse nuk ka pasur pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pavarur, atë që shqiptarët e kanë ëndërruar në një shekull.
Dhe ja, historia tani i ka sjellë shpresën dhe shqiptarët kanë filluar të besojnë te e ardhmja e tyre.
SPAK!
Vijoni punën dhe mos i zhgënjeni shqiptarët që po presin mirëqenien dhe garancinë e jetës e të pasurisë së tyre, këtu, në atdheun e tyre që quhet SHQIPËRI.