Kush keqpërdor imazhin e një personi tjetër për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale apo çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë deri në 3 vite burgim.
Këtë parashikon drafti i Kodit të ri Penal në nenin 842 për “Përdorimin e paligjshëm të imazhit”.
Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar.
- Përdorimi i imazhit të një personi për të bërë njoftime ose për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale, faqet e kontaktit ose në çdo mjet tjetër komunikimi publik, pa pëlqimin e mbajtësit të imazhit, kur i shkakton këtij të fundit gjendje ngacmimi, përndjekjeje ose poshtërimi, dënohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.
- Ndjekja penale për veprën penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me heqjen dorë prej tij