SPAK siguron një të penduar të drejtësisë që rrëfen korrupsionin e zyrtarëve të lartë!

spot_img
Advertisements

Për herë të parë që nga krijimi i tij si institucion, SPAK ka një të penduar të drejtësisë që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë

Dje kjo ka ndodhur në hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bën me dije gazetarja Klodiana Lala.

Një prej të njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës ka rrëfyer, në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

E penduara Adela Kondakçiu ështe truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK çdo të dhënë kundër çiftit.

Ajo është ndërkohë e pandehur, por në fund të procesit lehtësohet nga masa e dënimit sipas ligjit.

SPAK ka në duar ndërkohë dëshmitë e 97 personave, dhjetëra kontrata, balanca, si dhe biseda të nxjerra nga telefonat e sekuestruar dhe përmes tyre do të provojë akuzat ndaj Veliajt, Xoxës dhe të pandehurve të tjerë

Latest articles

Related articles