Mbyti babain me tel në fyt, në pranga vajza! Ndalohet edhe nëna

spot_img
Advertisements

Policia e Fierit zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë që tronditi ditën e djeshme qytetin, nga ku mbeti i vrarë një 56-vjeçar, Anesti Rama.

Sipas uniformave blu autore e vrasjes së 56-vjeçarit është vajza e tij 26-vjeçare, e vila pasi vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), e kallëzoi ngjarjen në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale.

Për pasojë 26-vjeçarja Emanilda Rama u arrestua nga policia. Gjithashtu është shoqëruar në polici nëna e saj , pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

“Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Latest articles

Related articles