Arrestohen tre zyrtarë dhe ish- n/ kryetarja e bashkisë Fier

spot_img
Advertisements

Zbardhen detaje të reja nga aksioni brenda bashkisë Fier. Nuk arkëtuan rreth 40 milionë lekë në arkat e Bashkisë Fier, pezullohen nga detyra tre zyrtarë, arrest shtëpie për ish nënkryetaren Adela Hysenaj.

Sipas organit të akuzës duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milionë lekë në arkat e Bashkisë Fier.

Të ndaluarit dhe masat e ekzekutuara janë:

Adela Hysenaj 34 vjeçe, ish-drejtoreshë e Taksave dhe Urbanistikës, si dhe ish-nënkryetare e Bashkisë Fier, është vendosur në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Vasil Ceku 41 vjeç, drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, është vendosur në arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Anisa Cjapi 38 vjeçe, drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, është pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre.

Martin Dodi 57 vjeç, sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Fier, është ndaluar të ushtrojë funksione publike dhe t’i lërë kufijtë e vendit, pasi dyshohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë.

Latest articles

Related articles