Në burgun e Durrësit, Erion Veliajt i janë komunikuar akuzat “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë” dhe “futje e sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”, raporton A2 CNN.
Në burg u paraqitën këtë të mërkurë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët e SPAK, të cilët i komunikuan kryetarit të Bashkisë Tiranë akuzat zyrtare të ngritura ndaj tij.
Ndërkohë SPAK ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.
Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim, më 23 tetor 2024. Ndërkohë, më 23 prill të 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.