Polici i burgjeve i dyshuar si i lidhur me një incident gjatë shoqërimit të kryebashkiakut Erion Veliajt, ka marrë sot njoftimin zyrtar të akuzës nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Dyshimet janë se polici Fation Baci i ka dhënë një telefon kryebashkiakut të arrestuar gjatë procesit të shoqërimit. Mësohet se hetimet e SPAK kanë çuar në vendimin për të ngritur akuzat ndaj punonjësit të burgjeve. Ndërkohë është zbardhur dhe dëshmia e efektivit para gjykatës.
“Ai i tha personit në anën tjetër të telefonit se duhet të lirohet dhe të kandidojë për deputet, sepse dhe Agron Malaj po kandidon për t’i shpëtuar SPAK-ut”, thuhet në dosjen hetimore ndaj Erion Veliajt, sipas News24.
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Kjo e fundit është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku iu komunikuan akuzat. Bëhet me dije se hetimet për kryebashkiakun e Tiranës do të përfundojnë më 29 shtator.