Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi bëri me dije se mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” nga zgjedhjet e 11 majit i kalon Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt.
Në fjalën e tij ku sqaronte vendimin, Celibashi ka sqaruar se nuk mund të ketë dorëheqje nga kandidimi pasi listat janë miratuar.
“Kleana Xhuveli, e renditur në listën e mbyllur të këtij koalicioni më sipër, vlerësoj që i takon asaj e drejta për të marrë mandatin e deputetit. Për sa kohë ajo e ka interesin për këtë”, u shpreh ai.
Kleana Xhuveli është kushërira e parë (vajza e tezes) së Adriatik Lapajt.
Dorina Prethi, përfaqësuesja ligjore e koalicionit Nisma Shqipëria: Për sa kohë KQZ s’ka marrë vendim për të refuzuar apo pranuar dorëheqjet ato konsiderohen të miratuara. Një nga kandidatet e listës së mbyllur e ka bërë revokimin në tejkalim të afatit. Heshtja e KQZ përbën një formë refuzimin të heshtur duke nxitur një situatë paqartësie, mbi vlefshmërinë e dorëheqjes.
Celibashi: Deklaratat e tyre në 11 maj duhej të ishin shqyrtuar dhe duhet të kishte disponim dhe sa kohë nuk ka disponuar brenda një afati që në kodi zgjedhor nuk është parashikuar, procesi i KQZ ka rënë në dekadencë dhe këto deklarata konsiderohen të miratuara. Deklaratat s’kanë asnjë vlerë se kanë disponuar mbi dy fakte juridike që konsiderohen të ndodhura, dorëheqjet. Dy kandidatët s janë më kandidatë prej cilës datë?
Prethi: Që në 11 maj, por ka hyrë në fuqi më 10 korrik 2025. Duam kërkesë me shkrim për Kordhonin, është konstatuar firmë e ndryshme, na rezulton që dokumentet të jenë të falsifikuara, dokumentet e kandidimit si kandidat na rezulton se nuk është firma e tij, duke pezulluar ndarjen e mandateve për qarkun Tiranë. Ai nuk është paraqitur fizikisht, ka mospërputhje të nënshkrimit të tij. Sa kohë s’ka dalë rezultati përfundimtar kushdo ka të drejtë të tërhiqet.