Qeveria ka miratuar një seri ndryshimesh në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit në lidhje me lejet e ndërtimit, hapësirat publike dhe projektet në zonat rurale.
Sipas vendimit, ndalohet vendosja e trarëve, rrethimeve apo çdo pengese në pronat që janë pjesë e rrugëve të kalimit apo lidhjeve me hapësira publike, madje edhe kur këto servitute nuk janë të regjistruara.
Gjithashtu nuk do të jepen leje ndërtimi në prona që janë parashikuar për sheshe, rrugë apo parqe, edhe nëse janë private