Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre të quajtura “parkime dysh”, ka ngjallur debat dhe keqkuptime në publik.
Shumë qytetarë janë shqetësuar se çdo parkim dysh mund të çojë automatikisht në ndjekje penale.
Çfarë ndodh pas konstatimit nga policia?
Nëse një efektiv i qarkullimit rrugor konstaton një rast që përputhet me kriteret e mësipërme, ai nuk do të marrë vetë vendimin për ndjekje penale, por do ta referojë rastin në prokurori. Organet e akuzës, pas shqyrtimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe çdo prove tjetër të mbledhur, do të vendosin nëse drejtuesi i mjetit duhet të ndiqet penalisht.
Kjo do të thotë se çdo rast do të vlerësohet në mënyrë të veçantë, dhe vendimi për të ngritur një akuzë penale nuk është automatik, por i mbështetur në prova dhe rrethana konkrete.
Çfarë ndodh në rastet e zakonshme?
Në pjesën më të madhe të rasteve të parkimeve dysh, pra kur nuk ka pasoja të rënda për qarkullimin apo sigurinë, policia do të vijojë me masat administrative, ashtu si deri më sot, duke vendosur gjobë sipas Kodit Rrugor nga 1 mijë deri në 3 mijë. Kjo përfshin edhe vendosjen e bllokuesve të gomave dhe heqjen me karrotrec.