Pronari i një restoranti në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë është dhunuar me grushte nga disa persona.
Bëhet fjalë për shtetasin L.Kasaj, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe pasi është shoqëruar në spital, ka lënë ambientet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Burime për mediat bëjnë me dije se vëllezërit Ferhat dhe Olti Kaja, të cilët rezultojnë të jenë pronarë të lokalit “Stockholm”, përballë kompleksit “Delijorgji”, u shpallën në kërkim nga Komisariati nr. 2, pasi dyshohet se janë autorë të dhunimit të tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 23.00. Policia ka identifikuar autorët e dyshuar, teksa pritet të dalë me komunikatë zyrtare.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.