Analisti, Ilirjan Agolli i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se të gjitha reformat që thotë Rama do duhej ti kishte bërë për tre mandate.
Agolli: Perceptimi im i thjeshtë është në dy pika.
E para që të gjitha këto janë premtime të bëra njëherë.
I kemi dëgjuar njëherë në 2013 dhe shumica e tyre janë të pambajtura.
Sapo kemi dalë nga një fushatë ku do duhej të ishte bërë një bilanc se sa janë realizuar prej tyre.
Reforma e ujit, reforma e plehrave, reforma e arsimit, reforma e territorit, të gjitha këto që Rama po i thotë me shpejtësi të madhe do duhej ti kishte bërë për 3 mandate.
E kemi bërë një traditë shumë të keqe që fushatat ti bëjmë pa ballafaqime mes palëve.
Pika e parë është që këto janë premtime të 12 vjetëve më përpara.
Ato që nuk i ka bërë për tre mandate, tani i ka premtuar BE që do ti bëjë për tre vjet.