SPAK merr zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun Veliaj

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë zyrtarisht si të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Avokatët mbrojtës të Veliajt janë njoftuar zyrtarisht nga SPAK ndërsa burime për media kanë raportuar se Prokuroria e Posaçme do t’i komunikojë akuzat të parit të Tiranës më datë 23 Korrik.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ai akuzohet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, se ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptive për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Latest articles

Related articles