Ekipi ligjor i Erion Veliajt ka reaguar pas lajmeve se nesër kryebashkiakut i komunikohen zyrtarisht akuzat dhe merret i pandehur. Sipas tyre, rrjedhja e lajmit në media pa u njoftuar Veliaj apo avokatët e tij, është një fushatë e orkestruar për ta paragjykuar në publik.
Në një deklaratë, avokatët e tij thonë se edhe për takimin e parashikuar për nesër me SPAK-un, mediat janë vënë në dijeni përpara vetë Veliajt, çka sipas tyre përbën një tjetër provë të manipulimit të opinionit publik dhe shkeljes së sekretit hetimor.