PD jep lajme Anti -Spak, Rama shef i burimeve njerëzore, Tiku E-Ndriti

spot_img
Advertisements

Partia Demokratike është bukosur me lajme SPAK. Sali Berisha në SPAK; Jamarbër Malltezi në SPAK; Ilir Meta në SPAK; Fatmir Mediu në SPAK dhe Albana Vokshi në SPAK. Partia më e madhe opozitare është futur në kurthin e vetvetes duke prodhuar lajme me problemet me drejtësinë. Zërat periferikë si Ina Zhupa për problemet rendit në Sarandë nuk bëhen në seli por në gryka zjarri mediatike dhe rrjete sociale. Selia është kthyer në podiumin AntiSPAK. Siç e do “armiku” Rama.

Ndërsa qytetarët janë të zënë me telenovelën “Shqipëria Thurje”, Tiku – E-Ndrit, me episode ditore për një minidramë me përmbajtje Oksfordi të Zeqirit me KEMP; lajmet e qeverisë janë kthyer në temën e burimeve njëzëre: vende të reja pune për të gjithë shqiptarët që kanë mbetur në qarkullim e që duan të bëhen drejtorë e nënkryetarë bashkie.

Politika nuk është më një gjë mes të majtës dhe të djathtës, liberalëve apo konservatorëve, por mes atyre që janë Lart dhe ata që janë Poshtë. Mes atyre që jetojnë në vila miliona euro dhe të tjerët që kanë frikë se ju prishin shtëpinë. Ata që janë lart merren me lojën e pushtetit (Bankers, bashkia, qeveria, opozita) ndërsa ata që janë poshtë me bukën e gojës, për të nxjerrë fundin e muajit. Të shtypurit janë gjithmonë e më shumë.

Ndihma nga jashtë nuk pritet më. Administrata Trump i shikon vendet nga duart: Sa lekë keni për mua! Dhe një vend i mësuar të japë haraç (Turqisë – 6 milion € për satelitë me qira; Francës 40 milion € radar, Italisë – burgje Gjadri, etj) e ka të lehtë në këtë biznes.

Latest articles

Related articles