Milani ka nisur tratativa konkrete për sulmuesin Dusan Vlahovic, ndonëse realizimi i këtij operacioni duket i vështirë.
Klubi kuqezi ka vendosur një kufi prej 10 milionë eurosh për kartonin e lojtarit dhe kërkon që Vlahovic të përgjysmojë pagën aktuale prej 12 milionë eurosh që merr te Juventus-i. Një marrëveshje është ende larg, por situata mund të ndryshojë, pasi Juventus-i kërkon ta shesë me çdo kusht.
Ndërkohë, Milan-i është pranë mbylljes së marrëveshjes për lojatarin e krahut të majtë Pervis Estupinan nga Brighton për rreth 20 milionë euro.
Klubi shpreson gjithashtu të konkretizojë transferimin e Ardon Jasharit këtë javë. Brugge kërkon 40 milionë euro, ndërsa oferta e Milan-it është 38, por lojtari po ushtron presion duke u stërvitur veçmas. Milani pret sinjale përfundimtare nga Belgjika për ta mbyllur marrëveshjen.
Milan ka blerë 3 lojtarë deri më tani mesfushorët Ricci e Modriç, si dhe portierin e dytë Terraciano. Dhe ka rikthyer në shtëpi Saleesmakers.