Analisti Lavdrim Lita në një lidhje me studion e News24, i pyetur nga moderatori Renaldo Salianji për zhvillimet më të fundit nga përplasja e dy bashkëkryetarëve të koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, e ka cilësuar këtë që po ndodh mes dy drejtuesve një telenovelë të re të kësaj vere.
Lita tha se deklaratat e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit nuk tregojnë maturi por se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për këtë mandat.
“ Mendoj që ata 62 mijë qytetarë i votuan për një model të ri dhe sjellje të re në politike dhe një shpresë të re. Është shumë e thjeshtë t’ja vrasësh shpresën qytetarëve dhe të mos shkojnë të votojnë sepse centrifuga Rama e Berisha kanë djegur shumë shpresa. Mendoj që njerëzit nuk do të jenë më entuziastë për fjalët e tyre pasi kjo spërdredhja politike është jo burrërore. I kam takuar të dy para një muaji s’kishin hatërmbetje”, tha Lita.
Lavdrim Lita: Konfirmoi që në politikë marrëveshjet nuk mbahen. Marrëveshjet janë anekse të politikanëve dhe xhelozia dhe interesi financiar mbizotëron në marrëdhëniet shoqërore, si dhe në politkë.
Në thelb skemi të bëjmë vetëm me një garë kush do të marrë mandatin por kush do të financojë partinë dhe do të përfitojë post fushata zgjedhore që rezultoi me 62 mijë vota por u përkthye në një mandat. Sigurisht dhe mazhoranca ka interes që dhe mandati i 84 të jetë në kuvend dhe ata të kenë liri veprimi me të.
Është dritëshkurtësi nga krerët politikë, sepse ne kemi precedentë nga PD kur dhanë dorëheqjen. Do të jetë një proces që do të zgjasë. KQZ do të shprehet me një vendim, ajo do të apelohet në KAS e më pas në Kolegj dhe mendoj se do jetë një proces që do na mbajë të mbërthyer gjithë verës pas kësaj minidrame që ndodh brenda një partie të re e cila na premtoi gjatë fushatës se do të kishte një sjellje të re dhe ne shikojmë që sjellja karakteri apo inati i shqiptarit shfaq herë pas here krye sidomos në konferencat për shtyp.
Konferencat për shtyp të Shabanit e Lapajt nuk tregojnë maturi por se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për këtë mandat. Mendoj që ata 62 mijë qytetarë i votuan për një model të ri dhe sjellje të re në politike dhe një shpresë të re.
Është shumë e thjeshtë t’ja vrasësh shpresën qytetarëve dhe të mos shkojnë të votojnë sepse centrifuga Rama e Berisha kanë djegur shumë shpresa. Mendoj që njerëzit nuk do të jenë më entuziastë për fjalët e tyre pasi kjo spërdredhja politike është jo burrërore.
I kam takuar të dy para një muaji s’kishin hatërmbetje. Mendoj se zoti Shabani duhet t’i kthehet mësimeve dhe leximit të Oksfordit se duket sikur e ka bërë shkollën në Stamboll në Anadoll jo në Oksford. Këto nuk janë sjellje që mësohen në Oksford dhe mendoj ti kthehet atyre parimeve dhe mos ta tjerrë më shumë telenovelën.
Shqiptarët janë mësuar me telenovelat që krijon kryeministri herë pas here dhe cdo ditë na jep një episod, me telefonovelën e PD dhe luftën e saj nndaj SPAK, nuk ja kishin borxh shqiptarëve të kishin dhe një telenovelë tjetër Tiku-Endriti për mandatin e deputetit. Kjo është të tallesh me djersën e dhjetëra qindra militantëve që kanë shpenzuar për ti ndjekur këta për kauzat e tyre publike, kurse këtu cdo gjë po shndërrohet në një llokmë që kërkon daja, tezjaa, kushëriri.