Lapaj: Shabani më kërkoi 30 milionë Lekë, Zeqiri do ta çoj mandatin tek Rama

spot_img
Advertisements

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj tha se do të vazhdojë që të luftojë juridikisht që mandati të mos i shkojë dajës së Endri Shabanit, që sipas tij të bashkohet me Edi Ramën për të bërë numrin 84 në Kuvend. Tha se ka pasur tentativa nga Edi Rama për ta futur në ‘vathën e tij’.

“Ne kërkojmë që të mos njihen nga KQZ dorëheqjet e kandidatëve. Ne nuk mund t’ja lëmë zotit Kordhoni atë mandat që t’ja çojë zotit Rama që t’i bëjë 84 mandate.

Zoti Rama me metoda e veta ka synuar këto dy muaj me metodat e veta që të më çojë në vathën e vet, unë nuk kam pranuar dhe ky është shpërblimi që po bëhet për të më ndaluar në këtë rrugë mua dhe këtë lëvizje” tha ai. Më tej Lapaj

“Endri Shabani kërkoi të drejtojë koalicionin në dy vitet që vijnë. Kërkoi të kandidonte për bashkinë e Tiranës, i thashë, mendoje mirë, dhe ne do të mbështesim. Më kërkoi 30 milionë lekë në vit buxhet si drejtues koalicioni për të kryer nevojat e tij si drejtues”.

Latest articles

Related articles