Kandidati i PD-së në listën e hapur për qarkun e Durrësit Aulon Kalaja ka kallëzuar në SPAK Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve lidhur me rinumërimin e votave.
Pa daljes nga SPAK ai tha se më 11 maj ka pasur krim zgjedhor.
Kalaja tha se votat e tij janë tjetërsuar dhe i kanë kaluar një tjetër kandidati, Arjan Ndojës, që u shpall fitues.
“Rezultati im u ul me 105 vota diferencë, KAS vendosi në mënyrë të çuditshme që të ndërpresë numërimin, kur në Tiranë e Fier u rinumëruan të gjitha kutitë, për Durrësin u ndërprenë. Në KSAS kam dorëzuar 8 prova të reja. Mendoj që kishin detyrë të vijonin rinumërimin dhe të rifereruar material për t’ia vendosur SPAK. KAS menfon se është gabim njerëzor, unë mendoj që është krim zgjedhor. Ndaj erdha sot në SPAK. Kam kërkuar që votat të rinumërohen me pamje filmike. Nëse shohim votat me pamjet filmike shohim manipulimin e saj. Kam kërkuar që SPAK të analizojë ngjyrën e rezultatit se si janë prishur votat e mia”, tha ai.